Vllaznia e femrave do te luaje pasditen e neserme ndeshjen e pare te turit te dyte te Liges se Kampioneve te Europes, ku perballe do te kete nenkampionen e Danimarkes, Fortuna Hjorring.

Vajzat kuqeblu duken shume te motivuara per te bere me te miren ne kete takim, nderkohe qe presidenti Lazer Matija ne nje prononcim per mediat, ka shkuar me tej duke thene se kjo dite duhet te jete feste per shkodranet.

“Kemi arritur çdo objektiv ne kampionatin shqiptar dhe po ashtu edhe ne Ligen e Kampioneve duke u renditur ne vendin e pare ne grup dhe duke u kualifikuar per ne turin e dyte te ketij kompeticioni shume te rendesishem.

Por kjo nuk do te thote se misioni yne perfundoi ketu. Pavaresisht se kemi te bejme me nje kundershtar shume te forte, do te synojme te bejme me te miren dhe te tregojme vlerat tona.

Jam i bindur se kjo dite duhet te kthehet ne feste jo vetem per shkodranet por edhe me gjere. Besoj se ne stadiumin “Loro Boriçi” kane per te qene te pranishem shume tifoze per te na mbeshtetur dhe padiskutim qe femrat do mbizoterojne. Ky ekip meriton mbeshtetje dhe vemendje dhe ajo nuk duhet t’i mungoje ne kete sfide te veshtire per te shpresuar pastaj deri ne fund per nje kualifikim te mundshem”.
www.shkodrasport.com