Kanë mbetur vetëm pak orë deri në nisjen e takimit Vllaznia- Fortuna dhe të dy ekipet pasi kanë zhvilluar edhe seancat e fundit stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”, janë “ngujuar” në vendqëndrimet e tyre.
Ekipi danez ka zgjedhur hotel “Havana” përgjatë rrugës Shkodër- Koplik, për të qëndruar këto dy netë që do të qëndrojë në Shqipëri, por nga ana tjetër, edhe presidenti i Vllaznisë Lazer Matija ka vendosur ta grumbullojë ekipin e tij.
Ai ka zgjedhur një hotel në krahun tjetër të qytetit, pikërisht “Gardenland Resort” në Barbullush, për ta grumbulluar ekipin. Një vendim mëse i drejtë për ta patur atë nën kontroll dhe me mendjen vetëm tek sfida e shumëpritur e “Champions League”.
Duhet thënë se tek Vllaznia asnjëherë nuk ka patur probleme të tilla grumbullimesh apo me bazën materiale. Presidenti Matija i ka plotësuar çdo kusht vajzave dhe stafit teknik dhe jo më kot ai po arrin këto rezultate historike.
Kujtojme edhe njehere tjeter se ndeshja Vllaznia- Fortuna Hjorring luhet neser ne oren 18.00 dhe hyrja ne stadiumin “Loro Boriçi” eshte falas per tifozet qe duan te jene te pranishem.
© shkodrasport.com