Ankth, frike, perqendrim dhe ne fund lot gezimi. Keshtu mund te etiketohen 90 minutat e sotme te ndeshjes Vllaznia- Gintra per presidentin e ekipit te Vllaznise Lazer Matija.
Ka provuar dy vitet e kaluara t’i rreshqase nga duart kualifikimi (ndoshta edhe me padrejtesira) dhe nuk mund ta pranonte serish. Prandaj dhe ka besuar deri ne fund. Dhe pas vershellimes se arbitres se takimit, eshte hedhur perpjete nga gezimi. Ka patur edhe ndonje lot ne faqe, ndonese shquhet si tip i ftohte, por ky ishte shperblimi i gjithe ketyre viteve pune dhe investimi.
Lazer Matija realizoi nje tjeter enderr: Kualifikimin per ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes. Pas ndeshjes, sigurisht qe duke mos patur shume kohe ne dispozicion per te folur sepse telefoni i tij binte papushim prej urimeve qe donin t’i jepnin, megjithate i ka thene pak fjale per “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:
“Nje emocion i madh dhe i papershkrueshem. Realizuam ate qe kishi premtuar dhe enderruar duke treguar se futbolli shqiptar mund te ngrihet ne nivele te larta. Vertete jam lodhur shume nga puna e bere dhe po ashtu edhe investimi, por ia vlen. Vllaznia tashme eshte ne Europe me plot gojen.
Nje falenderim per te gjithe pjestaret e ekipit, tifozet e shumte qe na kane mbeshtetur dhe inkurajuar pafund, familjen time qe me ka qendruar afer dhe po ashtu edhe per mediat, veçanerisht ato te Shkodres qe na kane ndihmuar dhe inkurajuar vazhdimisht ne punen tone”.
www.shkodrasport.com