Suksesi i Vllaznise se femrave ne Europe dhe perballja e rradhes me Juventusin, ka motivuar te gjithe ne Shkoder per t’iu gjendur prane ketij ekipi.
Si rrjedhoje, ne krah te presidentit te ketij ekipi Lazer Matija, tashme eshte shfaqur edhe presidenti i ri i KF Vllaznia Alban Xhaferi. Ne nje interviste te dhene per RTSH Sport diten e sotme ai perpos afrimit te mbeshtetjes morale per kete ekip, ka bere te ditur se do te ofroje edhe nje premio speciale prej 20 mije eurosh ne rast kualifikimi te tij ndaj kampiones italiane.
“Ne funksiunojmë si një familje kuqeblu. Absulotisht që ekipi I Vllaznisë për femra është një ekip që ne duhet ta marrim si model për ta arritë ato rezultate që ato i kanë arritë në vite dhe tashmë po bëjnë një përfaqësim të jshtëzakonshëm në Kupat e Euroës.
Ky është një moment historik, sepse ekipi I vajzave I ka mundësitë të kaloojë në fazën e grupeve, dhe unë do t’i kisha bërë thirrje të gjithë popullit sportdashës të Shkodrës, të gjithë tifozërisë që ta mbështesin ekipin e femrave.
Bëhet fjalë për t’u ndeshur me një ekip të madh si Juventusi dhe mendoj se do të jetë një spektakël i garantuar. Vajzat tona kanë arritë në nivele shumë të mira dhe besoj se do të hyjnë me motivin kryesor për t’u kualifikuar në këtë ndeshje.
Pavarësisht se kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë, unë mendoj se nuk i mungojnë kapacitetet vajzave tona për të luftuar deri në fund dhe ndoshta për të arritë një rezultat historic i cili do të jetë, jo vetem për qytetin e Shkodrës, por edhe për Shqipërinë do të jetë një gjë e jashtëzakonshme.
Kështu që, edhe një herë, unë i bëj thirrje tifozëve që të mbështesin fuqishëm brenda limitit të lejuar të covidit, tashmë 30 përqind të mbushin shkallët e stadiumit dhe të kemi një atmosferë të jashtëzakonshme në mënyrë që të arrijmë një rezultat pozitiv në Shkodër.
Nga ana e ime, nga ana e KF Vllaznia, si një familje që jemi, kemi menduar që të japim një premio ekipit të vajzave me një shumë prej 20 mijë Eurosh, e cila do të jetë diçka simbolike në rast se ato arrijnë kualifikimin në turin tjetër, në atë të fazës së grupeve. Unë e përshëndes shumë presidentin Lazër Matija, të cilin e kam një mik të veçantë, dhe ai më ka mbeshtetë në këtë rrugëtim dhe uroj që të gjithë së bashku të kemi një rezultat pozitiv dhe ta mështesim fuqimisht ekipin e Vllaznisë”.