Dje pasdite fitoi te 17-tin trofe si president. E kemi fjalen per trofete zyrtare kombetare sepse po t’u shtosh atyre edhe kupa te ndryshme te fituara, numri rritet edhe me shume.
.

E kemi fjalen per presidentin e ekipit te futbollit te femrave te Vllaznise Lazer Matija. Skuadra e tij u shpll dje kampione per here te shtate rradhazi. Nderkohe, ai ka fituar edhe 3 tituj kampion si president i ekipit te Ades (qe me pas u shnderrua me emrin Vllaznia).

Po t’u shtosh atyre edhe 6 Kupat e Shqiperise fituar me Vllaznine dhe 1 me Aden, kuptohet qe muzeumi plotesohet edhe me shume, por kuptohet qe ai do te mbushet edhe me te tjere ne te ardhshme, madje shume shpejt, me trofeun e rradhes te Kupes se Shqiperisw.

Per te gjitha keto suksese, presidenti Matija eshte i lumtur, e per kete arsye shprehet: “Me thene te drejten kur fitohen keshtu rresht titujt kampion, ne opinion krijohet ideja se suksesi i ketij ekipi tashme eshte rutine dhe detyrim, por mendoj se per te shkuar deri tek titulli duhet shume pune e mund.

Çdo titull qe fitohet normalisht te jep kenaqesine. Ekipi e kishte parandjere kete sukses sepse e nisin mbare sezonin duke bere nje paraqitje shume dinjitoze ne Champions League dhe fitorja e titullit kampion prej tij ishte e pritshme. Do te ishte mire qe te rritej veshtiresia per t’u shpallur kampion, sepse sa me shume ndeshje te kete ekipi, aq me shume do te rritet cilesia.

Megjithate kjo nuk eshte ne doren tone. Ne kemi ne dore vetem te vazhdojme te punojme fort. Sa per ekipet e tjera, do te ishte mire qe ata te rrisnin nivelin e tyre sepse kjo do na ndihmonte jo vetem ne, por mbare futbollit te femrave ne Shqiperi.

Nga viti ne vit ka ekipe qe punojne, ka ekipe qe rriten, por gjithsesi edhe kete vit kur ndoshta diferenca nuk ishte aq e madhe sa vitet e tjera, serish Vllaznia beri performancen e duhur dhe u kurorezuam serish kampion. Me kalimin e kohes, kjo diference edhe mund te ngushtohet sepse vete ekipet do te ndergjegjesohen se duhet punuar shume per me rivalizu Vllaznine”.
www.shkodrasport.com