Vlerësimi i bërë sot nga ana e SK Vllaznisë e ka emocionuar jo pak pesidentin e ekipit të futbollit të femrave Lazer Matija, i cili gjatë fjalës së tij falenderoi drejtuesit e klubit kuqeblu për nderimin që iu bë.

Por, ndërkohë u shpreh se në suksesin që ka arritur ka pjesen e tij kolektivi i ekipit që ai drejton prej shumë vitesh, ndaj edhe ftoi futbollisten titullare Albina Rrahmani ta marrë në dorëzim këtë çertikatë.

“Normalisht që sporti ka sakrifica brenda, pa sakrifica nuk mund të shkosh tek suksesi dhe rezultati.

Ky është një vlerësim që më bëhet mua. Më vjen mirë jashtëzakonisht që jepet në një moment të veçantë për ne, dhe në veçanti për ekipin,në një moment që ai ka një përformancë jashtëzakonisht të mirë në aktivitetet ndërkombëtare.

Ky është një vlerësim për mua realisht me mbishkrimin në dekorim, por ky vlerësim mendoj se i takon këtyre vajzave, sepse këto kanë kontribu më shumë se asnjë tjetër.

Ndaj, ftoj njërën nga vajzat, Albina Rrahmanin me një përvojë shumë të gjatë në futbollin e femrave, që në emer të ekipit të marrë në dorëzim këtë çertifikatë mirënjohje, sepse ky titull është i tyre faktikisht.”, u shpreh njëshi i presidences kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/