Fitorja e djeshme ndaj SFK 2000 të Sarajevës, i ka dhënë emocione të mëdha. Për më tepër që ajo ka ardhur në minutat shtesë dhe ndaj një rivali direkt siç ishte ekipi vendas. Presidenti i ekipit të Vllaznisë së femrave Lazer Matija, nuk e fsheh emocionin që ka përjetuar pas kësaj fitoreje por nga ana tjetër deklaron se kjo fitore nuk ishte rastësi.
“Të them të vërtetën kemi punuar shumë jo vetëm këtë vit, por në vazhdimësi. Sot (dje), ndaj ekipit vendës, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi e njihnim si rival duke qenë se jemi ndeshur edhe më parë. Por që për këtë turne jemi grumbulluar prej shumë ditësh, njëherësh bëmë edhe disa afrime cilësore përpos grupit aktual që kishim në dispozicion”- është shprehur ai. Ndërkohë i pyetur në lidhje me takimin e pas dy ditëve me PAOK të Selanikut, takim që do të jetë vendimtar për fatin e kualifikimit për në turin e dytë, Matija do të deklaronte: “PAOK-u është një kundërshtar i fortë, gjithsesi ne shkojmë sërish me pretendime. E kemi vlerësuar maksimalisht dhe do të kërkojmë për një tjetër rezultat pozitiv”.
© shkodrasport.com