Vllaznia që ai drejton vazhdon të bëjë mirë dhe mbrëmjen e së dielës arriti fitoren e rradhës në kampionat ndaj rivalit kryesor, Apolonisë dhe tashmë ekipi shkodran vazhdon rrugëtimin e tij të sigurt drejt titullit të shtatë kampion rradhazi.

Presidenti i ekipit të femrave kuqeblu Lazer Matija në një prononcim të dhënë për “Shkodra Sport” pas ndeshjes së luajtur në “Arena Kombëtare”, është shprehur: “Është një vlerësim i madh për ekipin tonë, është një vlerësim për futbollin e femrave, është një vlerësimi madh mendoj edhe për Shkodrën, sepse ishte ekipi jonë ai që shijoi fitoren në këtë ambient modern, këtë privilegj nuk mendoj se do ta ketë shpesh ndonjë ekip futbolli, aq më tepër futbollin e femrave. Unë mendoj se çdo gjë shkon në përfeksion”.

Por përveç kënaqësisë së të luajturit për herë të parë në “Arena Kombëtare”, dy ekipet kanë luajtur fort në fushë për t’i rrëmbyer fitoren njëri- tjetrit por në fund ka triumfuar Vllaznia. Duke folur në lidhje me këtë sukses, presidenti Matija shton:

“Normalisht ishte një ndeshje e rëndësishme, sepse përtej këtyre që përmenda më lart, pra që ndeshja u luajt në këtë ambient sportiv të jashtëzakonshëm, ishte një ndeshje e parë në një ambient të tillë por ishte edhe ndeshje kampionati që kishte vlerën e tri pikëve. Ishte edhe ky një synim i joni për të fituar ndeshjen, realisht duke ditur se kjo javë për ekipin tonë ka qënë një javë jashtëzakonisht e ngarkuar me ndeshje në kampionat, me ndeshje në kombëtare, sepse shumica e këtyre vajzave luajnë para dy ditesh me kombëtaren.

Ishte një sakrificë e këtyre vajzave që e bënë këtë ndeshje sot dhe këtë ndeshje sot ishim detyruar për ta bërë për hir të këtij ambienti, për hir të stadiumit, prandaj këto vajza sot dhanë gjithçka dhe morën atë që merituan në fushën e lojës. Vllaznia nuk u ndal ne kete ndeshje dhe ju siguroj qe nuk do te ndalet as ne te ardhmen sepse eshte e ndertuar per te qene kampione serish”.
www.shkodrasport.com