Pas 5 dekorimeve te bera te shtunen e kaluar ne Shkoder nga Presidenti i Republikes, z.Ilir Meta, ky i fundit dy dite me pare ka nxjerre nje tjeter dekret per te nderuar nje tjeter figure te sportit shkodran.
Behet fjale per Arbis Vjerdhen i cili po ashtu eshte nderuar me titullin e larte “Mjeshter i Madh”. Ka qene i mirenjohuri Faruk Kalleshi ai qe ka postuar dekretin ne fjale, pikerisht ate ku shkruhet edhe motivacioni i ketij nderimi:
“Presidenti i Republikes i jep zotit Arbis Vjerdha titullin “Mjeshter i Madh” me motivacionin: “Per kontributin e pazevendesueshem ne zhvillimin e sportit te kick- boxit dhe Thai Boxit. Sportist kampion me rezultate shume te larta ne arenen kombetare dhe nderkombetare”.
Arbis Vjerdha ka nje karriere te suksesshme ne keto sporte duke arritur rezultate shume te larta, nderkohe qe pas lenies se sportit eshte zgjedhur president i Federates se Kick- Thai Boxit. Nderkohe se fundi ai eshte zgjedhur anetar i Keshillit Bashkiak Shkoder, ku gjithnje ngre zerin ne mbrojtje te sportit./SHKODRA-SPORT.COM/