Shtohen më shumë se kurrë zërat që Besnik Hasi do të ulet në stolin e skuadrës belge të Cercle Brugge.

Por, një prapaskenë interesante del nga mediat belge dhe ato franceze.

Iniciator që Hasi të ulet në stolin e Cercle Brugge është presidenti i Monaco, Dmitri Ribolovlev.

Miliarderi rus ka të drejtën e vendimmarrjes për trajnerin e Cercle Brugge, pasi është pjesë e bordit drejtues të klubit belg.

Ribolovlev ka nisur kontaktet dhe bisedimet e para me Besnik Hasin dhe shumë shpejt pritet që marrëveshja të bëhet zyrtare.

Besnik Hasi, në dy eksperiencat e fundit nuk ka pasur shumë fat, pasi është larguar shumë shpejt, si te Legia e Varshavës ashtu edhe te Olympiakos.

Tashmë Hasi pritet të rikthehet në Belgjikë, atje ku bëri histori me Anderlecht ku fitoi titullin kampion, të parin në karrierën e tij si trajner.