
Çela: “Në Këshill do kërkojmë ndryshimin e drejtuesve të klubit”
Java e ardhshme pritet të jetë intensive sa I takon zhvillimeve tek Vllaznia. Përveç paraqitjes me shkrim të dorëheqjes së presidentit Agron Çela, do ketë edhe një thirrje jashtë rradhe në mbledhje të Këshillit Bashkiak Shkodër. Kjo për të shfuqizuar akt- marëveshjen e miratuar në mbledhjen e fundit të janarit të këtij viti në mes këtij biznesmeni dhe klubit Vllaznia. Por po në këtë mbledhje, mund të ketë edhe një kërkesë tjetër të një grupi këshilltarësh. Ndoshta të atyre të LSI-së, forcë që përfaqëson edhe presidenti I deritanishëm kuqeblu Agron Çela. Kërkesa mund të ketë si objekt zëvendësimin e disa prej drejtuesve të klubit shkodran. Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti I ri I cili ka thënë: “Në mbledhjen jashtë rradhe të Këshillit Bashkiak, përveçse do të miratohet mosfunksionimi këtej e tutje I akt- marësveshjes dypalëshe për administrimin e klubit Vllaznia, mund të ketë edhe një kërkesë tjetër të një grupi këshilltarësh. Ndoshta do jenë ato të LSI-së apo dhe të tjerë që do të kërkojnë të ketë ndryshime në rradhët e drejtuesve të klubit Vllaznia, duke filluar nga administratori I tij. Megjithatë këtë gjë t’ia lëmë ditëve të ardhshme. Disa gjëra duhen ndryshuar dhe klubi Vllaznia duhet të funksionojë ndryshe tani e tutje”.