Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez kryesoi koktejin që klubi i bardhë ofroi për mediat. Në fjalimin e tij ai nuk ka harruar Valencian dhe të prekurit nga stihia “Dana” që shkaktoi qindra të vdekur.
“Është koha për solidaritet dhe për të kujtuar ata që kanë më shumë nevojë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi solidarë me të prekurit nga ‘Dana’, nuk mund të harrojmë. Fondacioni është shpirti i Realit dhe për këtë dua të kujtoj të gjithë”, tha presidenti i skuadrës së bardhë.
RAPORTI ME MEDIAT – “Ne e vlerësojmë me respekt marrëdhënien me median nga një këndvështrim rigoroz. Ju na keni ndihmuar të transmetojmë vlerat e këtij klubi. Ne i kalojmë 600 milionë ndjekës në mbarë botën. Ju e dini se çfarë do të thotë kjo stemë dhe kjo fanellë nëpër botë, sepse ju udhëtoni me ekipin dhe e transmetoni atë ndjenjë.”
EPOKA “E ARTË” – “Ka qenë edhe një herë një vit historik për Realin e Madridit. Pesë tituj në futboll dhe tre në basketboll. Ne jemi në një epokë të artë për klubin me 57 tituj në 14 vjet.”
“SANTIAGO BERNABEU” – “Ëndrra e Realit të Madridit është një realitet. Puna po përfundon dhe do të jetë një moment historik arkitektonik dhe një referencë për qytetin e Madridit, krenarinë e madrilenëve”.