www.shkodrasport.com
Presidenti Pjetri: E habitshme. Në Kavajë, na bënë presion
Mes dy skuadrave duket se nuk ka ndonjë “dashuri” të madhe. Pas ndeshjes së fazës të parë të luajtur në Velipojë, pati jo pak akuza nga drejtuesit e Besës për miëkpritjen apo dhe kushtet në të cilat u zhvillua ndeshja. U duk se debati do mbyllej këtu por nuk ka ndodhur kështu. Të shtunën është zhvilluar ndeshja e kthimit në Kavajë dhe ka qenë Besa ajo që ka fituar ndonëse ka qenë një fitore me shumë mund ngaqë është golin e fitores e ka shënuar vetëm dy minuta përpara mbarimit të ndeshjes. Velipojakët nuk kanë patur vërejtje për këtë gol të shënuar por për mënyrën si ishte përgatitur ndeshja nga vendasit. Presidenti I tyre Alfred Pjetri për rredhojë ka mbetur shumë I zhgënjyer nga pritja e bërë. “Edhe sot kur ka kaluar një ditë nga ndeshja, jam vërtetë I shokuar nga ajo çfarë kam parë në atë ndeshje. Presidenti Bizhdili donte ta fitonte me çdo kusht ndeshjen e për këtë arsye, në mënyrë krejt të pakuptimtë bënte presione nga më të ndryshmet në adresë të futbollistëve dhe stafit tonë. Madje, presion bënin edhe forcat e rendit dhe kjo ishte e pakuptueshme sepse nuk ishte ndonjë ndeshje aq e rëndësishme. Nuk kam asgjë me futbollistët dhe stafin e Besës, as me fitoren e tyre, paçka se në arritjen e saj I ndihmoi pak edhe gjyqtari megjithatë nuk ishte dhe aq e rëndësishme kjo gjë. Presioni I ushtruar para dhe gjatë gjithë ndeshjes, është I patolerueshëm. Në ndeshjen e fazës së parë që luajtëm në Velipojë, presidenti Bizhdili mbeti nëpër gazeta duke folur për parregullistë e takimit, për ambjentin dhe fushën e keqe apo dhe gjëra të tjera të ngjashme me këto. Por nëse në Velipojë, është fusha dhe stadiumi I keq, në Kavajë ishin njerëzit e këqinj. Besa nuk ka nevojë të fitojë me presion. Por ky presion e kjo dhunë nuk ishte vetëm nga Bizhdili e njerëzit e tij apo dhe forcat e rendit. Dhunë pati edhe nga shkallët e stadiumit teksa në adresë të futbollistëve tonë u hodhën jo pak gurë dhe sende të tjera të forta, megjithatë ata nuk u trembën për asnjë moment dhe luajtën sit ë barabartë me Besën, pavarësisht se humbën në fund. Do t’I thoja Bizhdilit, kjo është dhuna në futboll dhe ajo për të cilën na keni akuzuar në ndeshjen e luajtur në Velipojë. Ka diferencë të madhe mes tyre”-ka thënë dje për “shkodrasport.com” presidenti I Adës Alfred Pjetri. Skuadra e tij është mundur në fund dhe nuk është se ky reagim vjen nga humbja sepse në fund të fundit, Ada është Brenda objektivave të saj për të qenë në mesin e tabelës së renditjes. Por Pjetri ka dashur t’u kujtojë diçka kavajasve pas kësaj ndeshje duke thënë: “E dinë të gjithë që ne jemi skuadër modeste dhe që na pëlqen të luajmë futboll të bukur, por kur na lënë dhe jo si në Kavajë. Sa për Besën, me atë nivel që shfaqi ndaj nesh, ju siguroj se as në play-off nuk ka për të dalë e jo më të mendojnë ngjitjen në Superligë”.