I krijuar pak muaj me pare, KF Murlani e ka marre me vrull, ashtu si emri i eres qe perfaqeson. Krijuesit e ketij klubi po bejne perpjekje te medha per ta bere kete emer te njohur shume shpejt dhe per kete arsye, po ndertojne te gjitha strukturat e duhura.

Dhe jo vetem ne aspektin organizativ, por edhe te ate te ekipeve, duke plotesuar gjithçka, nga grupmoshat e deri tek ekipi i te rriturve, por se fundmi edhe me ate te femrave.

Per te mesuar diçka me shume per menyren si funksionon ky klub dhe projektet per te ardhmen, “Shkodra Sport” ka intervistuar presidentin e KF Murlani, z. Perparim Rraboshta. Me poshte keni mundesi te lexoni intervisten me te:

– z. Perparim, çfarë është kjo inisiativë për të krijuar një klub futbolli në Barbullush?

E para, kjo iniciative nuk perfaqeson vetem Barbullushin,por komplet Bashkine Vau-Dejes dhe me gjere, komplet zonen nga Shkodra deri ne Lezhe. Kjo eshte nje zone shume e madhe dhe tashme ishin pjekur kushtet per nje perfaqesim dinjitoz edhe ne aktivitetet sportive, prandaj vendosem te krijonim klubin e futbollit ‘Murlani’ per djem dhe vajza.

– Pse zgjodhët emrin KF Murlani?

Per nje perfaqesim sa me te gjere dhe gjitheperfshires te komplet zones qe thame me lart, vendosem emrin ‘Murlani’ pasi zona jone karakterizohet nga kjo ere qe quhet Murlan qe eshte e fuqishme, ashtu siç dhe ne pretendojme ne te ardhmen te jemi te fuqishem.

– KF Murlani është klub i vërtetë në strukturë? Si funksionon? Kush janë strukturat drejtuese dhe trajnerët që punojnë aty?

Padyshim qe eshte nje klub i vertete dhe i ka te gjitha strukturat e tij si me poshte:

President- Perparim Rraboshta

Drejtor sportiv- Blerim Rraboshta

Administrator- Perparim Rraboshta

Ekonomist- Dorjan Jashari

Menaxher- Fejzi Cakaj

Doktor- Astrit Neziri

Psikologe -Silva Hebaj

Marredhenie me jashte – Elsajet Rraboshta

Media – Edita Ferluskaj

Po ashtu kemi te plote edhe te gjithe strukturen e trajnereve si me poshte:

TRAJNIERAT (per djem)

U9 -Elis Ligata

U11-Elis Ligata

U13-Ari Djepaxhia

U15-Lirjet Lulkaj

U17-Vahedin Pepa

TRAJNERAT (per vajza)

U13-Paula Jaku

U15-Madalena Rrotaj

Ekipi i pare meshkuj -Altin Xhahysa, Suad Prenci

Ekipi i pare femra- Robert Karma

Trajnier Portierave- Fabiol Rexhepi

– Çfarë synoni me këto objektiva, cilat janë synimet tuaja?

Synojme formalizimin e nje klubi te denje ne tere parametrat, ne drejtim te arritjes se nje objektivi per t’u perfaqesuar ne kategorine superiore si me ekipin e djemve ashtu edhe te vajzave.

– Cilat janë planet për të ardhmen?

Ndertimi i nje terreni te pershtatshem per stervitje, ku te perballojme fluksin ne rritje te femijeve, arritjen e mbi 300 femijeve per stervitje dhe rritjen e cilesise dhe perfaqesimit te tyre ne kategorine superiore.

– Si e keni zgjidhur problemin e infrastrukturës?

Ne mirekuptim me Bashkine Vau-Dejes kemi rikonstruktuar ambjentet dhe terrenin sportiv te Barbullushit dhe po punojme per nje projekt te ri, per ndertimin e nje kampi sportiv bashkekohor. Kjo ngaqe koha kerkon domosdoshmerisht ambjent tjeter per stervitje.

– Jeni shtrirë edhe tek ekipi i femrave duke bërë bashkëpunimin me Juban Danjen. Çfarë synoni me këtë ekip? Do ketë rritje të cilësisë, do ketë merkato dhe cilat do jenë objektivat e tij?

Po, kjo vlen te permendet pasi ekipi i femrave te Juban Danjes ka nje histori dhe ndodhet ne kategorine superiore te kampionatit te femrave ku sezonin e dimrit e mbylli ne vend te 3-te.

Kete sezon te ri do perkujdesemi per mbarevajtjen e ekipit te Juban Danjes dhe me mbarimin e kampionatit 2020-2021, kemi rene dakort qe ekipi i vajzave te rritura Juban Danjes te kaloje ne emrin ‘Murlani’ne po ate kategori dhe vend, pra do ndryshoje vetem emrin.

Patjeter qe do te kete rritje te cilesise, jemi ne kerkese te nje merkatoje qe ky ekip padyshim te synoje vendin e dyte ne kampionat dhe nje paraqitje dinjitoze ne kupen e Shqiperise ku pretendojme deri ne fitoren e kupes se Shqiperise.

– 8. Cilat janë të veçantat e KF Murlani?

Po perpiqemi te bejme te kuptohet qe ne te ‘Murlanit’ jemi ndryshe pasi si te ekipet e para ashtu edhte te femijeve te Akademise do te mbizoteroje meritokracia dhe askush nuk mund te abuzoje me djersen e lojtarit. Stafi eshte nje nga me te miret ne Qarkun Shkoder.

– Sa futbollistë janë aktualisht të rregjistruar në këtë klub?

Jemi nje klub relativisht i mireorganizuar, ndoshta me mire edhe se nje klub ne kategorine superiore pasi kemi ndertuar akademine qe nga mosha 7 vjec e siper si per djem ashtu dhe per vajza. Pak a shume kemi kapur shifren e 200 sportisteve.


– Mesa ekipe merrni pjesë në kampionatin e Ligës Amatore?

Per djem konkurrojme me ekipet e grupmoshave U9, U11, U13, U15, U17, ndersa per vajza konkurrojme me U13 ne kampionatin e Liges Amatore dhe me ate U15 ne kampionatin kombetar.


– Ky është një projekt afatgjatë i juaj i shndërrimit në një emër të njohur të futbollit shqiptar, apo synoni ta bëni shpejt?

Mendojme se gjerat do shkojne avash avash ne vendin e vet, pra vit pas viti. Me vajzat jemi direkt ne kategorine superiore ndersa me djemte marrim pjese ne kategorine e 3-te ku mendojne se e kalojme dhe vitin tjeter jemi ne kategorine e 2-te dhe shume shpejt do te jemi derbi i Qarkut Shkoder.