Ndryshe nga sa e kishin menduar, starti i kampionatit ka qene jo i duhuri per ekipin e Basanias. Pavaresisht se debutues ne kategorine e dyte, nisur nga puna e bere gjate gjithe fazes pergatitore, apo dhe lojtaret e ardhur nga merkatoja, skuadra do te kishte pretendimet e veta ne kampionat.

Por tre ndeshjet e para te tij nuk kane dhuruar asgje nga keto pritshmerite. Nga 9 piket e mundshme, Basania ka arritur te marre vetem 1 dhe si rrjedhoje te gjithe jane te pakenaqur me nje start te tille. Mbi te gjithe presidenti Ermir Shimaj.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se pas humbjes se fundit ne Puke ndaj Terbunit me rezultatin 0-3, tek Basania ka patur nje analize te forte ku numri 1 i klubit ka kerkuar nga lojtaret dhe stafi teknik te mesoj se cilat jane arsyet e nje starti te tille.

Kuptohet qe argumentat e dhena kane qene disa, por ne fund konkluzioni i te gjitheve ka qene se skuadra ka forca per te bere shume me mire nga sa ka bere deri tani sepse ne rradhet e saj ka lojtare me pervoje por edhe te tjere qe mund te japin shume ne fushen e lojes.

Ne keto rrethana, mesohet se presidenti Shimaj u ka kerkuar te gjithe pjestareve te skuadres nje reagim sa me te shpejte, duke nisur nga ndeshja e kesaj jave, ajo qe do te zhvillojne diten e diele ne shtepi ndaj Gramshit, ku objektiv i vetem do te jete fitorja./www.shkodrasport.com/