Taulant Stërmasi, presidenti i Atletikës në nje interviste ne “MCN” ka folur për pjesëmarrjen e Luiza Gegës në Lojërat Olimpike në Paris ku u shpreh se pritshmëritë ishin mjaft të mëdha si nga vetë ajo dhe federat por që nuk arritëm dot finalen.

Ai tha se për një vit po bëhet gati për të krijuar një grup me pesë përsona që suportojnë sportistin. Ndërsa lidhur me buxhetin e federatës Stërmasi u shpreh se ai është i pamjaftueshëm, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj pretendon që në lojërat e ardhshme olimpike të shkojnë me 4 sportistë.

“Kur flasim për Lojërat Olimpike janë niveli më i lartë dhe pritshmëria e çdo federate është e madhe. Menduam se Luzia Gega me performancën e treguar vitet e fundit finalen do e kushte të sigurte, por kjo nuk ndodhi.

Ajo ka pasur një sezon me ulje ngritje të çuditshme ca viroza të çuditshme sepse binin parametrat 10-12%dhe kjo nuk ishte normale. Fatkeqësisht ndodhi ajo që se prisnim nga mesi i garës kur ajo duhet të përgjigjej ajo nuk mundi dot të lëvizte. Nuk është çështje emocionale, por them se problemi ka qenë biologjik.

Ne u munduam që stërvitjet t’i bënim paradite, por dhe gjatë nxehjes kishte momente kur nuk mbushej dot me frymë. Sporti i ka uljet dhe ngritjet, mosha është një proces përveç biologjik dhe psikologjik.

Mund të them se Luzia mund të vazhdoj një nivel të lartë për aq kohë sa të jetë gati psikologjikisht. Çdo sportist duhet të ecë përpara dhe të marrë mësim nga çdo zhgënjim për të mos ndodhur përsëri.

Atletika është një olimpiadë që marrin pjesë mbi 200 shtete dhe shtetet më të pasura sepse është sporti më i rëndësishëm dhe kur kthehesh në këtë plan duhet investim i lartë. Nuk është çështja vetëm te infrastruktura, por duhen dietolog, biokimist, mjekë, trajnerë specialistë dhe për këtë jemi duke punuar, dhe nëse shteti do të jetë suport besoj se do jemi me 4 sportistë në lojërat e ardhshme olimpike.

10 milionë lekë të reja, ose 100 mijë lekë të vjetra është buxheti për atletikën, i pamjaftueshëm, që dhe në nivel investimi në shtëpinë time po t’i kisha nuk do bëja dot asgjë, është e pamundur. Ne jemi munduar për të gjetur disa grumbullime, por nëse unë se bëj gati ekipin sot që në fillim të 2025 stafin teknik s’kam pretendime për 4 veta në Lojerat e ardhshme Olimpike”- eshte shprehur Stermasi.