Skënderbeu do të përballet me Partizanin në 17 maj në orën 20:00. Pas shortit ka folur edhe presidenti i klubit korçar, Ardian Takaj.

“Ky ishte një vit i bukur bëmë një skuadër me djem të ri dhe të talentuar. Është diçka e madhe për ne dhe qytetin kjo arritje. Të gjithë investojnë në mënyrat e veta.

Kampionati është një gjë e madhe për ne dhe qytetin e Korçës e do të jemi për ta synuar atë. Bëhet një luftë e madhe. Kemi edhe 3 vite nga dënimi, këto janë ndeshje finale nuk kanë të bëjë motivimi për këto ndeshje sdo ndonjë gjë të madhe se dihet.

Gjithë ky vit i mundimshëm kurorëzohet në “Air Albania”, deklaroi ai për mediat.