Vllaznia arriti një fitore spektakolare mbrëmjen e djeshme duke mundur rivalët e Dinamos me goleadë 6-3, ne nje ndeshje qe prodhoi gola dhe shume emocione.
Por kjo fitore me goleadë e Vllaznisë nuk ka kaluar pa shperblim. Presidenti Alban Xhaferi mesohet se menjehere pas ndeshjes ka zbritur ne dhomat e zhveshjes per t’ia akorduar ate skuadres.
Aji është shpërblyer me 5 mijë euro premio nga drejtuesit e klubit shkodran pikerisht per kete sukses qe e ngjiti Vllaznine ne vendin e dyte te renditjes per momentin.
Përballja ndaj Dinamos, e cila mungonte në elitën e futbollit shqiptar që prej majit të vitit 2012 ishte dramatike në “Loro Boriçi” e cila ne fund prodhoi plot 9 gola e qe solli fitoren e kuqebluve.