Nuk ka qene i pranishem ne ndeshjen e djeshme ne Durres dhe si rrjedhoje nuk ka arritur ta shijoje dot triumfin 2-1 te Vllaznise ndaj Teutes nga tribuna VIP e “Niko Dovanes”, por e ka bere kete gje ne aeroportin e Torinos, ne kthim nga Franca. E kemi fjalen per presidentin e klubit shkodran Alban Xhaferi.
Fitorja e djeshme e ka entuziasmuar shume dhe kete gje e ka shprehur edhe ne nje lidhje direkte me RTSH Shkodra pas ndeshjes kur eshte shprehur ne kete menyre:
“Te them te drejten ishte nje fitore qe na ka gezuar shume. Nje ndeshje qe pati dy tabllo, me nje pjese te pare shume te mire dhe te dominuar totalisht nga ekipi yne, ndersa ne te dyten ishte Teuta qe pati momente me te mira, por ne fundin e lojes treguam karakter dhe ia dolem te marrim nje fitore me shume vlere.
Goli i anulluar? Nuk kam deshire te komentoj veprimet e arbitrave. Ata ashtu mund ta kene gjykuar, por ajo qe me shqeteson eshte se patie dhe nje moment shume te dyshimte per nje 11-metersh te padhene per pengim ne zone te Delajt, por arbitri nuk mori mundimin as ta shikoje ne VAR.
Megjithate ne shohim perpara. Thjesht kjo ishte ndeshja e rradhes dhe duhet te mendojme menjehere per takimi me Bylisin. Objektivat e Vllaznise jane gjithmone per titullin kampion, por eshte shume heret per te menduar gjera te tilla dhe duhet te fokusohemi vetem tek ndeshja e ardhshme./www.shkodrasport.com/