Përfaqëson disa biznese por ndërkohë për të duket se ka ardhur momenti për t’u marrë edhe me sport. Jo direkt, por duke sponsorizuar ekipin e basketbollit të Vllaznisë. E kemi fjalën për Alban Xhaferin, biznesmenin e suksesshëm shkodran i cili është zgjedhur tashmë në postin e presidentit të basketbollit të Vllaznisë.
Por duket se ai ka hyrë tek sport me një projekt shumë serioz dhe në një prononcim për mediat, ka bërë edhe një thirrje shumë interesante. “Kam ardhur tek basketbolli me një projekt serioz.
Përveçse tek ekipi i parë, shumë shpejt do të nisim punën edhe me ekipet e të rinjve dhe të rejave. Besoj se do të bëjmë gjëra të mira. Dhe po ashtu, do t’u bëja thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave të Shkodrës të merren me sport, të merren me basketboll sepse kjo është diçka shumë e mirë”.
duket se e ka marrë shumë seriozisht drejtimin e basketbollit shkodran. Sëbashku me drejtorin teknik Altin Halili po ndërtojnë strategjinë e duhur për ta përhapur edhe më shumë basketbollin në qytetin tonë, për të shtuar numrin e atyre që e ushtrojnë këtë sport, fillimisht për shëndet dhe pse jo pastaj edhe për t’u bërë profesionist në një të ardhme të afërt.
© shkodrasport.com