Vjen një kohë që nda hen edhe miqtë… Alban Xhaferi e vlerëson shumë Mirel Josën, por thotë se Vllaznia kishte nevojë për një ndryshim, sepse skuadra nuk po jepte sinjale. Presidenti i klubit shkodran rrëfen për “Panorama Sport” se përse zgjodhi Milotin dhe Sinanin, por edhe planin që ka për skuadrën deri në fund.
Z.Xhaferi, pse e larguat Josën?
Shikoni, unë Mirel Josën e vlerësoj shumë. Ua them me sinqeritetin më të madh. Ai ka një kontribut jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë njerëzor në skuadër. E kam vlerësuar për punën dhe për impenjimin që pati tek ekipi ynë për 1 vit, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë dhe për fat të keq përgjegjësia më së pari bie te trajneri.
Pse nuk shkojnë mirë? Jeni 7 pikë larg kreut dhe në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë…
. Po, e vërtetë është kjo. Por kemi gjashtë ndeshje që nuk fitojmë në kampionat dhe nuk kemi fituar as gjysmat e ndeshjeve që janë luajtur… Unë e kuptoj që diferencat janë të vogla, por Vllaznia është një skuadër e investuar dhe pritshmëritë janë që të bëjmë progres në mënyrën e lojës, por edhe në pikët që grumbullojmë. Për fat të keq situata e kohëve të fundit nuk ishte ajo që unë dhe ne të gjithë prisnim.
A eshte vetem pergjegjesi e Joses?
Jo jo nuk eshte vetem e tija. Eshte e gjithe skuadres, madje e te gjitheve atyre qe jane te perfshire ne klub. Por qe ne situata te tilla nuk mund te ndryshosh gjithçka dhe prandaj ndryshimi nis nga trajneri. Gjithnje me shpresen se skuadra do te reflektoje dhe te kuptoje se nuk mund te vazhdohet keshtu.
Dhe ia besuat skuadren Milotit dhe Sinanit. Çfare prisni nga ata?
Pasi vendos te ndryshosh trajnerin ke dy mundesi, ose merr dike te ri, ose ua beson atyre qe e njohin ambjentin dhe njohin skuadren. Kam biseduar me Milotin dhe Sinanin dhe kam besimin se ata mund ta udheheqin skuadren drejt objektivave per te cilat ne po luftojme kete sezon.