Vllaznia e basketbollit ende nuk e ka marre kursin e ndryshimit ne rezultate, por ne drejtim dhe menyren e funksionimit te ekipit, kuptohet qe tashme çdo gje eshte ashtu si duhet.

Ardhja ne krye te ekipit e presidentit Alban Xhaferi i ka dhene tjeter ritem puneve dhe kete e tregojne me se miri edhe levizjet qe ka ndermarre duke kompletuar ekipin dhe trajner te huaj por edhe me pese basketbolliste, po te huaj.

Presidenti Xhaferi ka qene i ftuar mbreme ne emisionin “Sport Show” nw TV1 Channel dhe i pyetur nga gazetari Gasper Marku pse zgjodhi te financonte tek basketbolli, ai i eshte pergjigjur: “Ne bashke me partneret e biznesit qe perfaqesojme ishim ne kerkim te nje investimi ne sport. Kemi bindjen se sporti dhe biznesi harmonizohen ne menyre perfekte dhe te dyja mund te rriten sebashku.

Mund t’ju them se ishin hapesirat me te mira per te investuar ne basketboll, duke pase parasysh dhe strukturen e mireorganizuar te federates se basketbollit me ne krye presidentin Z. AVNI PONARI. Por, basketbolli me terheq.”

Dilema eshte pse Xhaferi zgjodhi basketbollin per te financuar dhe jo futbollin, sportin qe ka me shume interes dhe pergjigja e tij ka qene:
“E rendesishme eshte qe Vllaznia ne futboll te trajtohet ne formen e duhur nga autoritetet vendore dhe me tej. Pastaj do te kete edhe persona te interesuar per ekipin e futbollit. Por, Vllaznia duhet te dale sa me shpejt ne Superiore.”

Presidenti dhe stafi i tij kane ardhur ne krye te Vllaznise per te nisur nje cikel te ri por kurrsesi Alban Xhaferi nuk mundet te anashkaloje drejtuesit e meparshem te kesaj shoqate dhe prandaj shton: “Duhet te vleresoj punen e ish-presidentit Sokol Dibra, Astrit Zaganjori dhe pjesetareve te tjere te shoqates, qe fale perpjekjeve te medhaja arriten ta nxjerrin Vllaznia kampion gjate viteve 2014, 2015 dhe 2016.

Bashke me drejtorin Halili menduam te ndertojme nje ekip per ta shpetuar fillimisht, por pse jo edhe per te hyre ne play-off. Ne kemi bere 5 goditje ne merkato, duke afruar 4 lojtare amerikane dhe 1 serb. Ndersa, dje zhvilluam nje loje te mire dhe konkuruam deri ne fund ndaj Teutes. E rendesishme ne fund eshte rezultati. Shpresojme te kemi rezultate pozitive ne fazen e dyte te kampionatit”.

Vllaznia e nisi vitin 2019 me humbjen ne Kupe ndaj Teutes megjithate ekipi tregoi permiresim teresor ne menyren e te luajturit. Tashme e gjithe vemendja do te jete e perqendruar ne kampionat, aty ku duhet te gjeje edhe fitoret. Presidenti Xhaferi ne fund te prononcimit te tij ka patur edhe nje thirrje per te gjithe dashamiresit e ketij ekipi, prandaj ka shtuar:

“Vllaznia eshte e gjithe shkodraneve dhe duhet nje mbeshtetje e gjithanshme, qe me e rendesishme eshte mbeshtetja me e madhe e pushtetit lokal, sepse pa mbeshtetjen e saj eshte e pamunduar per ta derguar Vllaznine ne secilin sport ne nivelet me te larta kombetare dhe nderkombetare”.

Kuqeblute tashme jane ne pritje te ndeshjeve te kampionatit. Dy sfidat e para jane shume te forta teksa do presin ne Shkoder fillimisht Goga Basket, ekipin kryesues te kampionatit, ndersa ne javen e dyte do te udhetojne drejt Durresit per t’u ndeshur me Teuten.
www.shkodrasport.com