Pas trajnerit Josa qe nje jave me pare shpjegoi se nuk ka nje çeshtje “Vulaj” duke i lene te hapur deren e aktivizimit ne momentin qe ai do te bindte stafin teknik, ka reaguar edhe presidenti Alban Xhaferi.

Ne nje interviste te dhene per “Panorama Sport”, numri 1 i klubit shkodran eshte shprehur se eshte dashur jo pak pune per ta marre kete lojtar, por per aktivizimin eshte çeshtje teknike per te cilen vendos stafi.

“Unë nuk mund të ndërhyj në anën teknike. Këtë e shikon më mirë në stërvitje trajneri Josa, por unë si president di të them që Vulaj për ne është një blerje shumë e rëndësishme. Kemi luftuar për ta marrë te Vllaznia, por ana teknike, kondicioni fizik i tij apo skema, janë gjëra që nuk më takojnë mua, por trajnerit.

Ka luajtur në dy nga katër ndeshjet e kampionatit, por ekipi do të ketë nevojë për të në një sezon të gjatë. Rëndësi ka që ai të jetë i gatshëm në çdo moment”- eshte shprehur Xhaferi./SHKODRA-SPORT.COM/