Vllaznia po vijon pergatitjet ne Austri dhe duket se gjithçka po shkon ne menyren e duhur. Ne rradhet e saj ka shume entuziasem dhe harmoni dhe padyshim qe keto jane elemente te rendesishem per mbarevajtjen e nje skuadre.
Nderkohe, prej pak ditesh prane skuadres eshte edhe presidenti Alban Xhaferi. Nderkohe pasditen e sotme duket se ekipi e ka shfrytezuar per te bere nje vizite ne kryeqytetin e ketij vendi, ne Vjene per te kaluar disa momente relaksi pas disa ditesh te lodhshme.
Presidenti Xhaferi ka postuar nje foto ku ndodhet bashke me pjestaret e stafit teknik dhe me mjekun Çoba dhe ne diçituren e kesaj fotoje shkruan: “Në qytetin më të jetueshëm në botë, 2022 Vjenë, me ekipin më të respektuar të futbollit, na presin sfida të reja”.
Nje shprehje qe ne fakt ka brenda shume gjera. Perpos evidentimit te faktit se kush eshte Vjena dhe qe e dine te gjithe, numri 1 i klubit shkodran ka dashur t’u thote te gjitheve se stafi i Vllaznise eshte “ekipi me i respektuar i futbollit” dhe po ashtu, eshte shprehur qarte se ate e presin sfida te reja./SHKODRA-SPORT.COM/