Keqardhje per startin me humbje ne Ligen Ballkanike megjithate presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi e ka mendjen tek kampionati, aty ku synon titullin e larte. Numri 1 i basketbollit shkodran ka folur pas ndeshjes me Ibar duke shpjeguar ate çfare po ndodh me skuadren edhe ne merkato.
Ne lidhje me ndeshjen ndaj ekipit malazez te humbur ne fund, Xhaferi ka thene: “Keto jane te bukurat e basketbollit sepse eshte nje loje shume dinamike dhe qe te le emocione deri ne fund. Me pak shans mund ta kishim fituar ndeshje, gjithsesi keshtu ishte e shkruar dhe Ibar beri nje loje me te mire se ne. Por jam i kenaqur sepse u be nje loje e bukur. Falenderoj shume tifozet dhe u premtoj se do bejme me te miren per nje perfaqesim dinjitoz ne Ligen Ballkanike”.
Ndersa ne lidhje me objektivin ne Ligen Ballkanike ai ka shtuar: “Nuk mund te flas per nje objektiv, sepse kjo eshte nje lige e forte qe ka skuadra qe dihet forca e skuadrave te ballkanit. Ne kemi hyre per nje perfaqesim dinjitoz dhe te bejme lojera te bukura. Me blerjet e reja skuadra eshte e pergatitur per nje kompeticion te tille.
Liga Ballkanike eshte edhe nje angazhim pasi kete te shtune do luajme perballe Teutes per kampionat, nje ndeshje shume e forte, por mendoj se trajneri ka programin e tij stervitor edhe per Ballkan Ligen dhe kampionatin. Fokusi jone kryesor eshte kampionati, aty kemi pretendimet tona”.
Sa i takon largimit te Lekndreajt, presidenti i Vllaznise eshte shprehur: “Per fat te keq largohet Dod Lekndreaj, pasi ai eshte zemra e ekipit dhe do shkoje ne Kanada per nje prove. I uroj shume suksese Dodes dhe ti shkoje çdo gje mbare. Ekipi ka nevoje per çdo pozicion.
Per kete arsye, kemi menduar per nje basketbollist boshnjak i cili ka ardhur sot dhe do jete ne prove kete jave, ne te njejtin pozicion me Lekndreaj. Gjithashtu vjen edhe nje lojtar ne pozicionin 3, do sherbeje si gjuajtjes. I kemi bere nje para-kontrate dhe java e pare do jete prove per te. Deri ne janar jemi ne levizje dhe ne kerkim te lojtareve te tjere2.