Presidenti i KF Vllaznia ka folur për situatën e klubit, objektivin e qartë të Vllzanisë dhe publikimin e numrit të tifozëve nga FSHF. Alban Xhaferi madje theksoi se lëvizja e shumtë e ekipeve është një zvarritje që i bëhet klubeve dhe kjo ndikon në rezultatet sportive e në mbështetjen e fansave. Ai tha se mungojnë ende shumë impiante në vendin tonë.

“Ne jemi aty në ato ujëra ku duhet. Objektivi kryesor është të jemi mes Final Four. E më pas të shohim për më shumë. Vllaznia duhet të jetë aty mes 4 ekipeve më të mira të kampionatit. Së fundmi është publikuar dhe numri i tifozëve për fazën e parë dhe Shkodra dihet që është një qytet që e do futbollin.

Numri i tifozëve është ndikuar nga mungesa e stadiumeve dhe nga faktori i lëvizjes së shumë klubeve si shembull marrë Tiranën. Ata u detyruan të lëvizin me Laçin e normal kjo ndikon në numrin e spektatorëve. Barcelona-Real ka patur ndikim në orarin e ndeshjes pa dyshim, të Vllaznisë me Partizanin. Kemi pritur më shumë tifoza në fakt në mbrëmje në këtë përballje.

Ndoshta duhej ndryshuar orari që mos të kishte përplasje me Klasiken. Vllaznia me Partiizanin ishte një ndeshje e mirë, më pëlqeu. Vllaznia e ata janë emra të mëdhaja të futbollit. Pjesa e parë nuk përformuam mirë, por në të dytën e meritonim se luajtëm mirë. Të shohim të mbajmë ritmin. Edhe me Tiranën patëm goxha tifozë dhe mendoj sa do të vij e do të shtohen.

Këtë fazë kemi goxha ndeshje brenda në Shkodër, pasi fazën e parë kemi luajtur më shumë në tranferta e kjo na ka penalizuar. Duhet të punojmë më shumë si klube, por edhe në bashkëpunim me FSHF që të rrisim numrin në shkallët e stadiumit. Marketingu është një degë ku duhet të rritemi akoma dhe më tepër”, u shpreh president Xhaferi.