Lajmi per autobuzin e dizenjuar me logon e Vllaznise doli qe diten e djeshme, por ne fakt ka qene vete presidenti Xhaferi ai qe ka prezantuar zyrtarisht sonte.

Ai e ka postuar foton e tij mbremjen e sotme ne rrjetet sociale duke mos komentuar asgje, por vete ngjyrat kuqeblu te tij dhe ajo çfare eshte e shkruar ne te, “Nje jete, Dy ngjyra, Nje skuader”, flet vete.

Fotoja eshte bere ne parkingun e “Gardenland Resort” ku ekipi eshte i grumbulluar ne pragndeshjen e rradhes me Dinamon. Tek Vllaznia ndryshimet vazhdojne.

Ardhja e presidentit te ri ne krye te saj, po ben qe shume gjera te marrin per mire dhe dizenjimi i autobusit me ngjyrat kuqeblu eshte nje tjeter risi, por kuptohet jo e fundit./SHKODRA-SPORT.COM/