Tre jave para fundit te sezonit te kaluar, Elvis Plori u largua nga detyra e trajnerit te ekipit te pare te Vllaznise, por sipas vendimit te marre nga drejtuesit e klubit, ai vazhdoi te ishte pjese e tij, por pa nje detyre te mirefillte deri ne keto momente.
Ne fakt, ne opinion u perfol edhe ideja e emerimit te tij ne postin e drejtorit teknik, por ky funksion tashme nuk do te ekzistoje ne klubin shkodran dhe si rrjedhoje, ka rene poshte edhe kjo alternative.
Po cila do te jete detyra e Plorit te Vllaznia ne sezonin e ri? Nje pergjigje per kete pyetje pa dhene vete presidenti Alban Xhaferi ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa kur eshte shprehur ne kete menyre:
“Një projekt që kemi diskutuar më përpara me profesor Plorin ishte që krahas stërvitjes standarte, të punohet me disa elementë të spikatur me një stërvitje pak më të avancuar sepse duhet pranuar edhe një fakt se lojtar me dy orë stërvitje në ditë është pak e vështirë për t’u bërë. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për lojtarët e Akademisë por edhe ato të ekipit të parë.
Ne kemi bërë një diskutim paraprak me Plorin dhe në ditët në vijim do të ulemi me të për të diskutuar për këtë projektin që thashë më lart. Kuptohet duhet parë dhe dëshirë e tij, do të mundohemi të kemi një harmonizim të gjithë elementeve cilësorë të Akademisë në mënyrë që t’i rrisim nga ana profesional dhe t’i sjellim të gatshëm tek ekipi i parë. Dhe prandaj profesor Plori është pjesë e këtij projekti”./SHKODRA-SPORT.COM/