Presidenti i Klubit te Basketbollit Vllaznia pergezon Federaten Shqiptare te Basketbollit per nismen e mrekullueshme per zhvillimin e nje kampionati te perbashket ndermjet Shqiperise – Kosoves – Maqedonise.
Ne prononcimin e tij, presidenti Xhaferi kerkon zgjerimin e saj, duke sugjeruar edhe perfshirjen e Malit te Zi.
Me tej, ai thekson se:
“Ne jemi ne mbeshtetje te plote te kesaj nisme dhe jemi te gatshem te ofrojme gjithe asistencen tone ne çdo aspekt per realizimin me suksese te kesaj Lige.
Normalisht si çdo nisme ne fillimet e saj do kete veshtiresite e saj per tu implementuar, por jam besim plote se me vullnetin e mire dhe duke shikuar edhe perfitimet e medha qe mund te kete per zhvillimin e basketbollit dhe masivizimin e tij, mendojme se eshte plotesisht e realizueshme.” – mbyll prononcimin e tij presidenti i kuqebluve te koshit.