Presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi eshte i pakenaqur me ecurine e skuadres ne 15 javet e para te kampionatit por natyrisht qe pret nje paraqitje tjeter te saj ne kete pjese te dyte te sezonti.

Numri 1 i klubit shkodran ne nje interviste te dhene diten e sotme per “Panorama Sport” ka folur edhe per çeshtjen e merkatos dhe afrimet e mundshme te saj teksa eshte shprehur:

“Unë e kam thënë edhe më parë, që për vetë specifikën që ka merkatoja e janarit, është e vështirë për të plotësuar ato pozicione që ne kemi realisht nevojë. Eksperienca e dy viteve te kaluara e ka treguar më së miri këtë, ku nuk kemi fituar ndonjë element të veçantë. Po synojmë që të bëjmë një merkato sa me të zgjuar dhe eficiente, për të goditur realisht aty ku kemi nevojë.

Vllaznia ka nevojë për përforcime më konkretisht në pozicionin e qendërsulmuesit. Jemi në negociata të vazhdueshme dhe jam optimist që deri në mbylljen e merkatos, do të ketë goditje në këtë pikë. Gjithashtu, jemi në kontakt edhe me menaxherë të fuqishëm dhe klube me emër për të realizuar transferta të rëndësishme nga lojtarët tanë.

Ne kemi lojtarë cilësorë në ekipin e parë, ashtu edhe të rinjtë që janë bashkangjitur, të cilët janë potencialisht mundësi shumë e mirë transferimi në liga më cilësore në Europë apo edhe Azi. Gjithashtu edhe nga Arabia Saudite ka një interes në rritje për tregun ballkanas dhe veçanërisht me klubin tonë ka një intensifikim të kontakteve.

Sa i takon afrimeve, jemi ne periudhe merkatoje dhe nuk dua te flas me emra konkrete, pasi jane çeshtje negociatash, por ju siguroj qe po punohet per me te miren. Sigurisht qe lojtare si Balaj dhe Çinari mund te jene nje mundesi shume e mire per Vllaznine, aq me teper qe jane edhe shkodrane”./SHKODRA-SPORT.COM/