Shume shpenzime, shume lojtare qe vijne e ekipin e po ashtu edhe trajnere. Tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve vetem kete sezon jane tre trajnere qe kane drejtuar ekipin.
I pari ishte bullgari Nikolai Gospodinov, pas tij kroati Vladimir Ivankoviç dhe tani eshte malazezi Darko Vujaçiç. Ne lidhje me kete çeshtje, pikerisht mostabilitetin sa i takon pankines, presidenti Alban Xhaferi gjate prononcimit te tij ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa eshte shprehur:
“Natyrisht nuk është gjë e mirë të ndërrosh 3 trajnerë brenda një periudhe kaq të shkurtër, por shpresojmë “i treti i vërteti”, ta çojmë deri në fund dhe të kemi sukses. Ne kemi besim se Vujaçiç eshte njeriu i duhur tashme per ta drejtuar ekipin dhe per ta çuar ate drejt suksesit”.
Nderkohe numri 1 i basketbollit shkodran ka folur edhe per merkaton e lojtareve duke shtuar: “Kemi bere vertete shume levizje por ndryshimet e shumta në skuadër normalisht që nuk janë të mira, por bëhen gjithmonë në funksion të realizimit të objektivave. Me dy lojtaret qe kemi marre sefundi, besoj se e kemi mbyllur merkaton dhe do te luftojme fort per te shkuar drejt titullit kampion”.
www.shkodrasport.com