Tek Elbasani po punojne per te bere disa perforcime cilesore ne merkaton e janarit sepse drejtuesit jane te bindur se mund t’ia dalin te jene ne mes kater pretendenteve per fitimin e titullit kampion, por nga ana tjeter nga skuadra ka nje tjeter largim pas atij te Bruno Telushit.

Behet fjale per mbrojtësin Rei Zaimi nuk do të jetë më pjesë e Elbasanit për pjesën e mbetur të sezonit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi verdheblu, nderkohe qe mesohet se lojtari per pjesen e mbetur te sezonit do t’i bashkohet ekipit te Pogradecit.

Postimi i plotë

Faleminderit Zaimi!

AF Elbasani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Rei Zaimi. Mbrojtësi shtatlartë u bashkua me ekipin verdheblu në edicionin e kaluar në Kategorinë e Parë duke zhvilluar një sezon pozitiv. Familja verdheblu i uron Reit suksese në vazhdim.