Takimi Vllaznia-Apolonia u gjykua nga një treshe e përzier me kryesor arbitrin e FIFA-s, Juxhin Xhaja. Në këtë takim u dhanë 8 kartonë të verdhë, por nuk munguan edhe rastet për moviolë, ku vendësit pretendojnë për penallti, por në fund del se ato nuk kanë qenë.

39’ Pretendim për 11-metërsh pas një pengimi në zonë të Hoxhajt, por për gjyqtarin nuk ka asgjë dhe me të drejtë vijon lojën.

80’ Isaevski marshon nga e majta e sulmit dhe sapo hyn në zonë mundohet të kalojë mes dy mbrojtësve të Apolonisë, Shanaj dhe Sota.

Lojtari i Vllaznisë rrëzohet në fushë me pretendimin se u pengua nga Shanaj dhe kërkoi të “vidhte” një 11-metërsh.

Por, gjyqtari ka qenë i vëmendshëm në këtë rast, pasi ka kuptuar simulimin e Isaevskit, të cilin e ndëshkon me karton të verdhë, pasi penalltia nuk ishte. Vendim i drejtë i gjyqtarit Xhaja.