Blerja e fundit e Vllaznise se basketbollit te meshkujve, serbi Pavle Cvetinoviç. Ai eshte prezantuar pasditen e sotme nga drejtori teknik Altin Halili i cili ka vleresuar lojtarin e ardhur se fundit dhe njekohesisht ka bere te ditur se me marrjen e tij, eshte mbyllur edhe merkatoja e ketij ekipi.

Nderkohe Pavle Cvetinoviç ne fjalen e tij per mediat, ai u shpreh i kenaqur per qytetin dhe skuadren. “Ekipi është i mirë, qyteti dhe trajneri gjithashtu. Çdo gjë është në rregull. Jam gati për të dhënë më të mirën për ekipin e Vllaznisë.

Para se të vija tek Vllaznia kam luajtur me disa ekipe të huaja si në Serbi, Maqedoni, Kine e Bahrejn. Ekipi ka lojtarë të mirë vendas por edhe të huaj. Edhe trajneri është i mirë dhe nxjerr maksimumin tonë.

“Ekipi ka shanset që të futet në play-off këtë vit. Për ndeshjen ndaj Goga Basket ftoj tifozerinë shkodrane të jetë e pranishme në pallatin e sportit dhe ju premtojmë se do japim maksimumin për të fituar.”