Më në fund ka firmosur dhe nisur punën me shokët e rinj të ekipit. Jusuf Fofana është zyrtarisht një lojtar i Milanit. Pasi zgjodhi fanellën me numrin 29, ai u prezantua para tifozëve përpara ndeshjes mes Milanit dhe Torinos. Më në fund i ka ardhur momenti i prezantimit të cilin e ka bërë në një konferencë për shtyp.

Përse zgjatën kaq shumë negociatat mes Milanit dhe Monakos?

Nuk e di, por në fund të gjithë fituan. Kishte diskutime gjatë gjithë sezonit për rinovimin, por doja të shkoja diku tjetër.

Përse kaq i vendosur për Milanin?

Nuk e di nëse mund ta them, por në të vërtetë unë dhe Milani jemi në kontakt prej disa vitesh. Më parë nuk ishte e mundur të bëhej, tani ishte. Kjo ishte koha e duhur, ashtu siç ishte edhe për ta. Përvoja në Francë më ndihmoi, tani jam një lojtar më i kompletuar dhe dua të luaj në Ligën e Kampionëve, të fitoj titullin…kështu që dua shumë të marr pjesë në këtë aventurë të re.

Çfarë lloj mesfushori jeni?

Nuk jam këtu për të zëvendësuar Kesin. Unë jam një mesfushor modern, i cili duhet të punoj në të dyja zonat e fushës.

Sa ndikoi njohja me Teon dhe Menjanë?

Ishte një nga arsyet pse zgjodha Milanin. U drejtova tek ata për të bërë pyetje. Edhe francezët e Interit më folën mirë për Milanin. Gjithçka ishte në favor të ardhjes këtu.

Keni folur me ndonjë nga shokët e skuadrës?

Jo, tani për tani. Është e rëndësishme që të kem një marrëdhënie të mirë me të gjithë.

Si ju bindi Fonseka?

Fola disa herë me trajnerin. Ai më tha se ishte shumë i lumtur që të më kishte këtu, se ishte shumë entuziast dhe se mezi priste të fillonte të punonte me mua. Jami lumtur që jam pjesë e skuadrës së tij, edhe sepse kur kam luajtur kundër tij në Francë kam pasur gjithmonë vështirësi edhe sepse ai ka shprehur një lloj loje ndryshe nga ajo që ishim mësuar në Francë.

Keni folur me Zhirunë?

Po edhe me të bisedova. Të gjithë shokët prisnin që unë t’i kontaktoja për të bërë pyetje për klubin, tifozët dhe si funksionon gjithçka.

Po me Juventusin, a keni pasur kontakte?

Nuk e di për Juventusin, ështënjë çështje që ka të bëjë memenaxherët.

Sa koha do të duhet për të parë versionin më të mirë të Fofanasë?

Nuk do të ketë një version mëtë mirë të Fofanasë. Shpresoj tëpërmirësohem vit pas viti. Kështu që ndoshta në shtator mundtë mendoni se ky është versioni im më i mirë, por do të jetë çdomuaj një më i mirë.