Vladimir Gjonaj është prezantuar sot para skuadrës së Besëlidhjes, ku dje në drekë u zyrtarizua si trajner I saj. Gjonaj është një trajner me eksperiencë dhe dje i shoqëruar nga krerët më të lartë të klubit ka dalë para skuadrës duke drejtuar edhe stërvitjen e parë.
“Jemi një ekip me traditë, e pranova me kënaqësi ftesën e presidencës lezhjane. Besëlidhja edhe kur e kam pasur si kundërshtar në ekipet që kam drejtuar ka dhuruar futboll është një ekip “Fair-Play” brenda dhe jashtë fushës.
Kjo skuadër dhe ky klub për traditën, financat apo dhe kualitete meriton që të luajë në Superiore”, – tha fillimisht trajneri Gjonaj para mediave.
“Gara është e fortë, normalisht unë e njoh këtë grup, por ne jemi Besëlidhja kemi një fanellë që “peshon” shumë dhe kjo është një arsye pse ne duhet që të rivalizojmë krahas Vllaznisë e Dinamos.
Ka edhe shumë ndeshje përpara dhe duhet që të fillojmë të grumbullojmë sa më shumë pikë”, – tha Gjonaj në daljen e tij të parë para mediave si trajner I Besëlidhjes./vipsport/