Sulmuesi shkodran Armando Vajushi është prezantuar ditën e sotme tek skuadra e tij e re- Liteks Lovech. Ai ka qenë përkrah  futbollistëve të tjerë, edhe ata blerje në merkaton e janarit. Fakti që presidenti Gançev ka blerë plot 7 futbollistë cilësorë në këtë merkato, tregon se ai ka qenë shum i pakënaaqur me ecurinë në fazën e parë kur skuadra e tij është renditur në vendin e shtatë të renditjes.

Bashkë me Vajushin dhe gjashtë futbollistët e tjerë, po sot është prezantuar para mediave edhe trajneri i ri i kësaj skuadre, që është emri i madh i futbollit bullgar Hristo Stoiçkov. Ajo që bie në sy në prezantimin e sotëm është se Armando Vajushi edhe tek skuadra e tij e re, do të mbajë sërish fanellën me numrin 14 në shpinë ashtu si dhe tek Vllaznia. Çka do të thotë se përderisa drejtuesit e skuadrës e kanë lënë të zgjedhë numrin që ka dashur, ata e vlerësojnë së tepërmi sulmuesin 20 vjeçar që kanë blerë nga Vllaznia dhe që do u kushtojë atyre rreth 400 mijë euro për 3 vjet e gjysëm.

 

www.shkodrasport.com