Dileta Leota është një nga emrat më të njohur të botës së sportit në Itali, teksa është një nga prezantueset më tërheqëse. Emri i saj është kthyer në një hit në shkallët e stadiumeve të Italisë, teksa tifozeritë e kanë pikë të dobët.
Së fundmi, në një intervistë ajo është rrëfyer mbi shumë tema, ndërsa në fund është pyetur se kë do të zgjidhte mes Murinjos dhe Kristiano Ronaldos. Dileta është përgjigjur me shumë diplomaci, duke mos përjashtuar asnjë prej të dyve.
Murinjo apo Ronaldo? “Do zgjidhja të shkoja për darkë me Murinjon sepse Ronaldo konsumon vetëm gjoks pule dhe sallat. Pastaj pas darkës, do shkoja me Ronaldon të pinim ndonjë birrë por pa gluten” u përgjigj me shaka moderatorja e famshme duke i shpëtuar në këtë formë pyetjes së sikletshme. /VipSport/