Një jetë bardhezi për “Princin”! Claudio Marchisio ka lindur dhe është rritur me skuadrën e Juventus dhe pavarësisht se e ardhmja është e vështirë për t’u imagjinuar ai jep garanci:
“Kam edhe dy vite e gjysmë kontratë me Juventus, por nëse do të ndodhë diçka ndryshe e them me bindje se në Itali nuk do të luajë kurrë me një fanellë tjetër veç Juves,” – deklaroi mesfushori italian, i pyetur për një largim të mundshëm nga Torino.
Claudio Marchisio ka një kontratë me Juventus deri në qershor 2020
Në dy sezonet e fundit, Marchisio nuk ka luajtur rregullisht, si pasojë e dëmtimeve. Këtë vit, mes kampionatit, Champions League dhe Kupës së Italisë, ai është aktivizuar në 12 ndeshje për një total prej 520 minutash.
Në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolo, ai dha një asist magjik për Higuain. “Më përgëzoi për atë pasim edhe pas ndeshjes. Më kujtohet që dy vjet më parë, kundër Carpi, shërbeva Pogba në të njëjtën mënyrë.” /telesport/