“Prishet” akordi ne mes Vllaznise dhe futbollistit brazilian Victor Da Silva. Lojtari nuk do te jete pjese e skuadres shkodrane per pjesen e mbetur te sezonit dhe duket se arsyeja qe ka çuar ne mosfirmosjen e kontrates kane qene disa probleme shendetesore te lojtarit.

Ashtu siç “Shkodra Sport” ka bere te ditur diten e djeshme, ai kishte mberritur ne Shkoder dhe ishte takuar me drejtuesit e Vllaznise duke arritur edhe nje akord paraprak me ta per firmosjen e kontrates. Ky proces do te kryhej sot pikerisht pas perfundimit te vizitave mjekesore.

Ne oret e paradrekes, lojtari i shoqeruar nga pjestare te stafit mjekesor te Vllaznise dhe drejtues te klubit, u jane drejtuar njeres prej klinikave te qytetit ku kane kryer edhe testet mjekesore. Nga ajo çfare eshte konstatuar, lojtari ka shfaqur disa probleme dhe si rrjedhoje, me pas ka patur edhe nje konsulte me nje nga ortopedet me te njohur te Spitalit Rajonal te Shkodres.

Sipas tij, “ligamenti crocial anterior ishte me probleme” dhe po ashtu edhe “menisku medial i demtuar”. Pikerisht nisur nga keto probleme te shfaqura, drejtuesit e Vllaznise kane hezituar te firmosin kontraten dhe e kishin lene nje takim tjeter me lojtarin dhe menaxherin e tij pas ndeshjes me Besen.

Por çuditerisht lojtari eshte larguar nga Shkodra, ndoshta duke e kuptuar se te Vllaznia planet per firmosjen e kontrates kishin ndryshuar. Nderkohe ne oret e mbremjes po qarkullon nje lajm tjeter qe Victor Da Silva mund te firmose tek Shkendija e Tetoves. Tashme duhet pare nese do te ndodhe vertete keshtu apo jo./www.shkodrasport.com/