Victor da Silva është në mëdyshje për sezonin që vjen. Fantazisti i Vllznisë ka edhe 28 ditë kontratë me shkodranët, teksa ende zyrtarisht nuk e ka vendosur të ardhmen.
Dy vitet si fitues i Kupës me Vllazninë dhe loja e mirë e brazilianit ka bërë që presidenti Alban Xhaferi t’i propozojë lojtarit rinovimin edhe me një tjetër vit, Nje lajm i tille eshte publikuar mbreme nga “Shkodra Sport” por gjerat mund te marrin tjeter rruge ne vijim.
Kjo sepse në garë per te është futur Partizani. Arsyeja eshte e thjeshte: Menaxheri i lojtarit eshte Elton Marini, njeriu qe dje u emerua ne postin e drejtorit sportiv tek te kuqte dhe ai me shume mundesi do te tentoje ta marre ne skuadren e tij brazilianin.
Demat i pëlqejnë cilësitë e 27 vjeçarit dhe kanë dashur t’i “prishin mendjen”, megjithëse informacionet e fundit që vijnë nga Shkodra bëjnë me dije se parimisht Da Silva dhe Vllaznia kanë rënë dakord për një tjetër sezon. Derisa të ketë firmë në kontratë, asgjë nuk është e sigurt në merkato.