Alex Sandro ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Juventus. Ai do të qëndrojë deri në vititn 2023 me kryesuesit e Serie A.
Braziliani ka dy vite që përflitet për një largim nga bardhezinjtë, me Chelsea dhe Manchester United që janë interesuar vazhdimisht për të.
Teksa mbrojtësi vendosi të qëndronte në Torino, ai nuk kishte rinovuar dhe thuhej se ai mund të largohej në merkaton e janarit.
Por sot ka ardhur lajmërimi zyrtar i rinovimit të lojtarit. Ai do të qëndrojë edhe katër vite e gjysmë me Zonjën e Vjetër.
Klubi ka rikujtuar fjalët e brazilianit në vitin 2015, kur nënshkroi me Juve-n: “Tifozët të jenë të sigurt se do të kenë një lojtar që do të japë gjithmonë 100%.
“Fjalë të vërteta nga një lojtar i madh, i cili sot ka rinovuar deri në vitin 2023.”/telesport/