Një debat i ngritur prej kohësh do të marrë zgjidhje përfundimisht në prag të sezonit të ardhshëm:
ai i numrit të lojtarëve të huaj në Superiore, por edhe Kategorinë e Parë.
Shpesh klubet janë ankuar se duan më shumë të huaj nga minuta e parë në fushë, por ndërkohë FSHF e ka bërë një tolerim të madh, duke konsideruar shqiptarë gjithë futbollistët e ardhur nga Maqedonia.
Megjithatë, tani pritet një ndryshim tjetër, pasi klubet duan më shumë të huaj në fushë, por alternativat janë dy:
ose 5 lojtarë të huaj të lejuar në fushë nga minuta e parë, ose 6 të huaj të regjistruar në total për çdo klub dhe të luajnë të gjithë nëse është e mundur.