Fitorja me Elbasanin, e para në këtë kampionat, pritet që të pasohet me prezantimin e trajnerit ri te Dinamo.

Ilir Daja do të marrë drejtimin e bluve dhe do t’i takojë të debutojë në një derbi, atë me Partizanin më 11 shtator. Trajneri kryeqytetas është përshëndetur dhe me lojtarët e Ballkanit, ekipin që e drejtoi sezonet e fundit, duke arritur suksese të mëdha.

Ai rikthehet pas shumë vitesh te Dinamo, ku ka luajtur si lojtar dhe ka fituar titullin kampion. Detajet e bashkëpunimit mes klubit kryeqytetas dhe trajnerit 57- vjeçar do të mësohen kur të bëhet prezantimi zyrtar i tij në fillim të kësaj jave.

Daja zëvendëson Mehmetin, i pezulluar nga klubi.