Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi prej muajsh është pa ekip dhe tani duket se është bërë gati për një aventurë rë re.

63-vjeçari mund të rikthehet në Itali dhe të drejtojë një ekip të Serisë A pas 8 viteve mungesë.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Frosinones po mendojnë seriozisht shkarkimin e trajnerit Moreno Longo.

Emri i De Biazit shihet si trajner i mundshëm te Frosinone dhe marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt.

62-vjeçari për herë të fundit në Serinë A ka drejtuar Udinesen në sezonin 2009-2010, ndërsa në dhjetor të 2011-ës u emërua trajner i Shqipërisë, eksperiencë të cilës u dha fund më 14 qershor të vitit të kaluar.