Me certifikimin e aktit të shitjes i bie që sponsori aktual të marrë kontrollin e klubit. Natyrshëm lind pyetja se çfarë do të përfitojë Alban Xhaferi nga kjo blerje?

Emblema e klubit ose stema, është ajo që i ka kushtuar më shumë Xheferit, pasi dihet se aset kryesore, stadiumi dhe fushat stërvitore, do të mbeten në pronësi të bashkisë.

Ndaj, këto do t’i ketë në përdorim ose tani do të jetë Bashkia Shkodër ajo që do t’ia afrojë klubit si formë sponsorizimi. Presidenti i ri pritet të marrë edhe kontrollin dhe funksionimin e akademisë “Vllaznia”.

Enigmë mbetet se kush do t’i mbajë në shpinë borxhet e akumuluara ndër vite, që i përkasin administrimit nga bashkia.