Na ndan vetëm një ditë nga zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kandidatët, presidenti aktual, Armando Duka dhe Bashkim Fino që e sfidon janë duke bërë kalkulimet e fundit të votave.
Por, ajo që bie në sy është edhe ndarja e komunitetit të sportit. Për “Panorama Sport”, një prej ish-lojtarëve të njohur të Tiranës, Agustin Kola dhe ish-kapiteni legjendar i Flamurtarit, Kreshnik Çipi janë ndarë në dy kahe të kundërta për kandidatin që mbështesin.
“Armando Duka e ka marrë federatën kur ajo ishte ne shkallët e stadiumit dhe e ka kthyer në atë që është sot. Kam luajtur futboll kur jam kthyer nga Greqia dhe terrenet ishin në gjendje shumë të keq, ndërsa sot kemi impiante sportive moderne.
Nuk duhet të harrojmë Shqipërinë në Francë që ishte një sukses. Gjatë kësaj kohe kam dëgjuar shok e miq të mi që thonë se Fino është çun i mirë. Ka një shprehje që thotë ‘Mund të jesh çun i mirë dhe jam gati të jap gocën për nuse, por nuk je për futboll’.
Dhe për mendimin tim Fino nuk është për atë punë”, kanë qenë fjalët e Agustin Kolës. Por, i kundërt është mendimi i Kreshnik Çipit i cili mendon se ka ardhur koha që në FSHF gjërat të ndryshojnë.
“Sado që të lavdërohesh për arritje sërish ka shumë gjëra për të rregulluar. Të jem i sinqertë Duka është i goxha i konsumuar.
Por, natyrisht ai ka pikat e tij të forta me disa arritje, por mbi të gjitha ka të dobëtat. Sa për Finon, nuk e njoh por mendoj se në krye të FSHF-së duhet një njeri i formuar, një administrator i mirë, pasi dihet si është futbolli në kohët e sotme.
Di që Fino ka qenë tifoz që në kohën e Luftëtarit të Brahos. Mendoj se ky është i vetmi rast në 16-vite që Duka ka një konkurrent shumë të fortë përballë”, ka thënë Çipi.
Po ne Shkoder? Aktualisht deri me tani ka patur disa prononcime apo shfaqje ne publik te disa prej emrave te njohur te futbollit shkodran te cilet e kane shfaqur hapur deshiren e tyre per keto zgjedhje.
Interesant eshte fakti se akoma nuk ka asnje person qe publikisht pelqen Finon. Nga ana tjeter, ka shume qe jane pro Dukes. Duke filluar nga Zmijani, Martini, Grima, Sinani, Beqiri, Kraja, madje edhe trajneri aktual i Vllaznise Gjoka ka dale pro presidentit aktual te FSHF-se.
Gjithsesi nuk jane ata qe vendosin. Do jete Asambleja e neserme ajo qe do ndaje “shapin nga sheqeri” per kete çeshtje e cila ka marre shume diskutime dhe shume vemendje kohet e fundit.