Ndeshja e fundit me Flamurtarin përveçse nuk kënaqi shkodranët me një fitore, ka lënë edhe jo pak pasoja për Vllazninë. Trajneri Cungu momentalisht i ka sytë nga lojtarët që shfaqen probleme ndaj Luftëtarit, pasi Marku, Çinari e Ribaj dolën për shkak dëmtimesh. Sot do të shihet gjendja e tyre dhe do të përcaktohet nëse mund të luajnë në sfidën kundër Kamzës.
Nëse ata janë të pamundur për të luajtur kjo do të krijonte jo pak probleme për stafin teknik sepse sidomos në mbrojtje dhe në sulm ka pak alternativa megjithatë do të gjendet një zgjidhje. Takimi i rradhës konsiderohet shumë i vështirë dhe për këtë arsye, e mira do të ishte që të ishte i gjithë kontigjenti i futbollistëve në dispozicion por me shumë të ngjarë nuk do të ndodhë kështu dhe për rrjedhojë, do të shikohet mundësia për të hedhur në fushë ata lojtarë të cilët mund t’i zëvendësojnë siç duhet futbollistët që mund të mungojnë.
www.shkodrasport.com