Ndonëse biletat kanë qenë në shitje që prej ditës së djeshme, sot para ndeshjes Vllaznia- Kukësi ka patur një kaos pranë sporteleve të shitjes së biletave në ambjentet poshtë tribunave të stadiumit “Loro Boriçi” Sistemi për disa minuta nuk ka punuar ashtu si duhet dhe për këtë arsye, rradha e gjatë e tifozëve pranë sportelit ka krijuar një situatë të pakëndshme. Ndonjë prej tifozëve nuk ka qëndruar gjatë në pritje dhe është kthyer sërish për në shtëpi.
Por ka patur edhe nga ata kanë gjetur një zgjidhje shumë origjinale por edhe të rrezikshme për të hyrë në stadium. Një foto e publikuar në “jetooshqef” tregon mënyrën si ndonjëri prej tifozëve ka rrezikuar duke kaluar rrethimin e lartë me qëllim futjen në stadium. Dhe çfarë është më e keqja: I gjithë ky rrezik për të hyrë nuk ia ka vlejtur sepse Vllaznia është mundur 1-3 nga Kukësi.
© shkodrasport.com