Bylisi nuk mundi të merrte fitoren e parë për këtë vit teksa u ndalën në shtëpi nga skuadra e Vllaznisë në një barazim 2-2.

Ndeshja krijoi një polemikë të madhe në fund, pasi gjyqtari fillimisht akordoi një 11-metërsh në favor të mallakastriotëve, ndërsa pas një konsultimi të gjatë edhe me pjesën tjetër të kolegëve atëherë vendosi të anulonte penalltinë.

Kështu, nisi një protestë e gjatë e lojtarëve të Bylis për vendimin e kthyer, ndërsa kur pritej që në prononcimin pas ndeshjes në Supersport, të shfaqej trajneri Veljko Dovedan, teksa ishte një kuriozitet për të dëgjuar mendimin e tij rreth situatave, nga Ballshi doli presidenti Kapllanaj.

Ndërkohë, u bë e ditur se tekniku kishte një problem me dhëmballën e në këtë formë e kishte të pamundur të jepte prononcimin e zakonshëm pas sfidës. /VipSport/